
Mbahet turniri tradicional në futsall “Luan Haradinaj”
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve për nder të 5 dhe 6 Majit – Ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve, u mbajt Turniri Tradicional në futsall “Luan Haradinaj”.
“Ky turnir mban këtë emër të madh, ku përmes tij nderojmë dhe respektojmë luftën dhe sakrificën për liri të secilit dëshmor në vendin tonë”.
“Në këtë turnir morën pjesë ekipe të futbollit nga Kosova dhe Maqedonia. Ekipeve fituese ju urojmë suksese dhe falënderojmë të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij turniri! Lavdi e nderim përjetësisht për dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e kombit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.