Mbahet tryeza e 6 e sportit
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka thënë se tryeza e gjashtë e sportit po shërben si platformë për koordinim dhe bashkërendim ndërinstitucional së bashku me strukturat sportive për zbatimin e reformës që e sjell ligji i ri i sportit.
Zëvendësministrja Osmani gjatë fjalës së saj, ka theksuar se kjo është reforma më e thellë ligjore e sektorit të sportit e cila përveç që adreson nevojat e komunitetit sportiv, njëherësh edhe mundëson zhvillimin efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent të sportit në vend.