“Mazhoranca në Kuvend duke iu nënshtruar Qeverisë e ka shkelë 10 herë Kushtetutën”

“Mazhoranca në Kuvend duke iu nënshtruar Qeverisë e ka shkelë 10 herë Kushtetutën”

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mazhoranca ka shkelur Kushtetutën e Kosovës 10 herë.

Për këtë, sipas saj “kjo legjislaturë veç e suksesshme nuk mund të quhet”.

“Kjo legjislaturë veç e suksesshme nuk mund të quhet sepse: mazhoranca në Kuvend duke ju nënështru Qeverisë ka shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës – plot 10 herë. A është sukses ky?”

Bajrami ka shtuar se “mazhoranca gjithashtu ka sabotu punë e shumicës së komisioneve hetimore, duke mbrojtë me fanatizëm të korruptuarit e partisë në Qeveri, kjo s’ka ndodhë asnjëherë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Ndërsa sesioni pranveror nuk ka përfundu me 1 gusht siç po thuhet, sepse ka muaj që Kuvendi s’ka mbajtë seancë të rregullt, në emër gjoja të ”renovimit të sallës plenare”.”

Ajo ka thënë se “112 ligje janë ndryshuar me nga një nen maksimum dy nene për tu harmonizuar me dy Ligje që janë ndryshu siç duhet”.

Bëhet fjalë për: “Me Ligjin për Kundërvajtje – janë ndryshu 31 ligje tjera (një nen ose dy maksimum). Me Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrativenë në fazën e parë janë ndryshu 38 ligje me nga një nen maksimum dy dhe në fazën e dytë janë ndryshu 43 ligje me një nen maksimum dy.”

“Dmth. në këtë mandat me 2 ligje janë ndryshu 112 ligje. Kur t’i heqim 112 ligje nga totali i ligjeve të aprovuara në këtë mandat ajo që këta quajnë ”përformancë” bie me 50%.”

Në fund ajo ka thënë se qytetarët e kanë kuptuar se kush janë Qeevria.

“Qytetarët e kanë kuptuar kush jeni, andaj s’ju ka mbetë tjetër veç manipulimit me shifra e ”patriotizmit” për vota që sot na e shesin dezertorët e dikurshëm.”