Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea
Mauricio Pochettino dhe Chelsea i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme pas takimit me drejtorët sportivë, Paul Winstanley dhe Laurence Stewat.
Pochettino ka rënë dakord për largimin e tij nga Chelsea të martën, pas rishikimit të sezonit të sezonit të “Bluve”, të cilët mezi arritën të sigurojnë një vend që çon në garat evropiane, shkruan “Telegraph”.
Chelsea pritet që të nisë menjëherë kërkimin për një zëvendësues të Pochettinos , ndërsa emrat e përfolur janë ai i Sebastian Hoeness i Stuttgartit, Michel i Gironës, Kieran McKenna i Ipsiwchit dhe Enzo Maresca i Leicester Cityt.