HomeAktualeMatura Shtetërore 2026: 55.1% e kandidatëve e kalojnë afatin e dytë

Matura Shtetërore 2026: 55.1% e kandidatëve e kalojnë afatin e dytë

spot_img

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave, janë publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.

Në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është: Gjuhë amtare: 49.3 pikë; Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë; Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.

Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...