Matthaus kujton Beckenbauer: Humbje e madhe për futbollin, ishte një personalitet i jashtëzakonshëm
Lothar Matthaus, kapiteni i Gjermanisë Perëndimore që fitoi Kupën e Botës në 1990, bashkë me Franz Beckenbauer , si dhe një mik i ngushtë i Kaiser, foli për Bild pas vdekjes së legjendës së futbollit gjerman.
“Tronditja është e thellë, edhe pse e dija që Franc nuk ishte mirë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për futbollin dhe për Gjermaninë në tërësi. Ai ishte një nga emrat tanë më të mëdhenj si një lojtar dhe trajner, por gjithashtu edhe jashtë fushës.
Franc ishte një personalitet i jashtëzakonshëm jo vetëm në futboll dhe ai njihej botërisht. Të gjithë ata që e njihnin, e dinë se çfarë njeriu i madh dhe bujar ishte Franc. Një mik i mirë na la. Unë do t’ia ndjej mungesën, të gjithë do ia ndjejmë mungesën” – tha ai.