Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit

Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit

Masud Pezeshkian u betua si president i ri i Iranit në Parlament të martën, pasi i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në fillim të këtij muaji.

Ai e gjen një ekonomi të dobësuar nga keqmenaxhimi dhe sanksionet dhe një shoqëri e cila ka dëshmuar se do të dalë në rrugë për t’i kërkuar liritë e veta themelore.

“Unë, si president, përballë kuranit të shenjtë dhe popullit të Iranit, betohem në Zotin e madhërishëm, se do të jem gardian i fesë zyrtare dhe sistemit të Republikës Islamike dhe i Kushtetutës së vendit”, Pezeshkian tha gjatë ceremonisë së betimit, që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.