Masakra e Reçakut, Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm

Masakra e Reçakut, Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij në :”Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka kujtuar masakrën e Reçakut.

Begaj shprehet se lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Sipas Begajt, kjo kujtesë është një motiv i fortë, për sigurinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Postimi:

Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit.