Martin Zubimendi drejt Arsenalit

Martin Zubimendi drejt Arsenalit

Arsenali ka arritur marrëveshjen për të transferuar mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad.

Klubi londinez është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh, ndërsa vetë lojtari ka dhënë miratimin për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me Topçinjtë.

Ky pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për sezonin e ri, me hapat formalë që do të pasojnë së shpejti.

Zubimendi do të sjellë forcë dhe stabilitet në mesfushën e Mikel Artetës, teksa skuadra synon të rivalizojë seriozisht për titullin në Premier League dhe në Evropë.