Martial nuk largohet nga Unitedi
Agjenti i Anthony Martial, Philippe Lamboley, ka thënë se sulmuesi francez nuk do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të tranferimeve të janarit.
Lambeley madje shtoi se rrena që po raportohet për përjashtimin e tij nga trajneri është e pavërtetë.
“Anthony nuk do të largohet nga Man United dhe do të qëndrojë derisa kontrata e tij të përfundojë në qershor”, ka thënë Lambeley.
“Ajo që thuhet për të është krejtësisht e rreme. Ai nuk u përjashtua nga grupi dhe nuk ka asnjë problem me trajnerin”, tha agjenti i Martial për Sky.
Përndryshe, nga mediat angleze është raportuar që Unitedi do që t’ia rinvojë kontratën, por mbetet për t’u parë ku do të jetë e ardhmja e tij në afatin e verës.