HomeAktualeMarrëveshja për presidentin: Cilat janë procedurat dhe a janë numrat?

Marrëveshja për presidentin: Cilat janë procedurat dhe a janë numrat?

spot_img

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka thënë se fillimisht duhet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, ndërsa pas konstituimit duhet të procedohet me formimin e Qeverisë.

Sipas Jakajt, për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë edhe një kandidat tjetër, ndërsa mbetet e hapur çështja e sigurimit të votave. Në dy raundet e para kërkohen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë 61 vota, me pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve.

Ai ka thënë se fillimisht duhet të shihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin marrëveshjen dhe kandidaturën e Sejdiut, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë që Albin Kurti të kërkojë garanci për mbështetjen e kandidatit.

Ndërkohë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...