Marrëdhëniet Kosovë – Seli e Shenjtë janë në relacione para-diplomatike që nga shpallja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës!
Albert Prenkaj, ish ambasador i Kosovës në Itali
Misioni i Posaçëm është një hap tutje.
Presidentja Osmani-Sadriu publikoj në platformën X dekretimin e hapjes së Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë.
Ky hap ndërmerret bazuar në Konventën për Misionet e vepanta (1969) që rregullon hapjen e misioneve speciale në mes vendeve që nuk njohin njëri tjetrin.
Më 17 shkurt 2008, zëdhënësi i Papa Benediktit të 16, atë Lombardi në deklaratën për media në mes tjerash pranon gjendjen faktike duke kërkuar dialog. Ishte kjo në një formë njohje implicite e Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Përgatitjet për thellim të marrëdhënieve janë proces i gjatë në mes Selisë së Shenjtë dhe të gjitha qeverive dhe presidentëve paraprak.
Vatikani ka emëruar Nuncin në Lublanë si Delegat Apostolik që në vitin 2009, ndërsa Kosova ka emëruar Person përgjegjës në rang të Ambasadorit po atë vit. Ishte Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Pastaj ky komunikim është vazhduar me Ambasadorin në Lublanë, Nexhmi Rexhepi. Më pastaj përfaqësues të Kosovës ishin rangjet e zv Ministrit Emanuel Demaj, pastaj zv Ministri Anton Berisha, dhe njëkohësisht Presidenti Thaçi kishte emëruar ambasadoren Bukurije Gjonbalaj, ndërsa më vonë u emërua zv. Ministrja Teuta Sahatqija.
Së fundmi Presidentja emëroj këshillëtarin e Presidentes z. Vehbi Miftarin si kontakt person i Kosovës.
Pra relacionet paradiplomatike krejt të veçanta (taylor made) në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë u vendosen që herët, që ishte njohje implicite e Kosovës nga Vatikani.
Pra bëhet fjalë për 15 vite komunikim intenziv, dhe jo për “2 vite intenzive pune”.