Marcus Rashford apo Kylie Walker? Zbulohet cili anglez do të firmosë me Milanin në dimër
Milani prej kohësh ishte vënë në ndjekje të Marcus Rashford, i cili është kthyer në të padëshiruar te Manchester United.
Kjo gjë e ktheu vëmendjen e kuqezinjve te një tjetër anglez. Bëhet fjalë për Kylie Walker, i cili gjithashtu kërkon largimin nga Manchester City.
Mbrojtësi i ka dhënë fund me Anglinë, kjo për shkak të problemeve familjare dhe do të largohet në një vend tjetër europian, teksa ende të luajë në nivelet më të larta të futbollit.
Kështu, Milani ka zgjedhur që të nisë negociatat me mbrojtësin, pasi vetëm një anglez mund të regjistrojë në skuadër, duke hequr përfundimisht dorë nga Rashford.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, “Djalli” ka marrë dritën jeshile nga City, teksa marrëveshja me Walker pritet të arrihet brenda 48 orëve të ardhshme, raporton TCh.