Marcelo i jep fund karrierës si futbollist (VIDEO)

Marcelo i jep fund karrierës si futbollist (VIDEO)

Futbollisti brazilian, Marcelo ka bërë të ditur se është pensionuar nga futbolli.

Me ekipin e madrilenëve, Real Madridin, ai iu dhuroi fansave spektakël pas spektakli, duke fituar 25 tituj në 16 sezonet e tij në këtë skuadër.

Tërheqjen e tij nga futbolli, Marcelo e bëri të ditur përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale.

“Rrugëtimi im si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit për të gjitha”, tha ai ndër të tjera.