Maqedonci: Të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë Amerikane

Maqedonci: Të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë Amerikane

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të premten morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit.

Kjo ceremoni është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj.

Maqedonci u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Komandën e Ushtrisë Amerikane.

“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, u shpreh ministri.

Ai falënderoi kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e re.