Maqedonci pret në takim ish-komandantin e KFOR-it

Maqedonci pret në takim ish-komandantin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e priti sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneral Erhard Bühler.

“Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit, për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës”.