Maqedonci për vizitë në Katar, mundësi për investime në fushën e prodhimit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare për në shtetin e Katarit.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në ditën e parë të kësaj vizite, Maqedonci u prit nga drejtori ekzekutiv i Industrisë Ushtarake të Katarit – Barzan Company, Abdullah Hassan Al-Khater.
Ndër tjera, thuhet se në takim u diskutua rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë edhe mundësinë e investimeve të përbashkëta në fushën e prodhimit.
“Gjithashtu, Maqedonci u njoftua me prodhimet ushtarake të Katarit, me ç’rast pati rastin të takojë drejtues të kompanive të ndryshme. Gjatë vizitës në Katar, ministri do të realizojë takime dhe vizita të rëndësishme, duke veçuar takimin e ditës së nesërme me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah”, thuhet në njoftim.