
Maqedonci e Vengu pranë forcave në terren, vazhdojnë kërkimet për 30-vjeçarin në Klos
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, takuan ushtarakët e njësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.
Forca e Sigurisë së Kosovës, që prej datës 29 janar, është angazhuar në këtë operacion me njësinë e specializuar të kërkim-shpëtimit, me personel të trajnuar për kërkime në ujëra, si dhe me mjete teknologjike të avancuara, përfshirë skanerë dhe dronë nënujorë.
Kërkimet do të vazhdojnë pa ndërprerje, me personelin e angazhuar në krye të detyrës.
