Mane i jep fund beqarisë

Mane i jep fund beqarisë

Sadio Mane i ka dhënë fund beqarisë.

Ai u martua të dielen, më 7 janar në Dakar.

Ceremonia martesore u zhvillua sipas traditave senegaleze, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

31-vjeçari, u martua me Aisha Tamba, e cila thuhet se është nga Casamance.

Siç raportohet, ajo dhe futbollisti ndajnë të njëjtën fe dhe dialekt.

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë thuhet se kishte pëlqim për Aishan, qysh kur ajo ishte 16-vjeçe.

Afrikani shpesh njihet edhe për anën e tij humane.