
Manchester United barazon ndaj Fulham
Fulham dhe Manchester United ndanë pikët në një përballje të fortë të zhvilluar në “Craven Cottage”, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
United kaloi në avantazh në minutën e 58-të pas një autogoli të Rodrigo Muniz, por në minutën e 73-të, Emile Smith Rowe barazoi për Fulham me një gol të menjëhershëm pas aktivizimit nga pankina.
Bruno Fernandes humbi një penallti në pjesën e parë, një rast që mund t’i kishte dhënë United-it epërsinë.
Ky rezultat lë skuadrën e Ruben Amorim ende pa fitore në dy xhirot e para të Premier League, ndërsa Fulham regjistron barazimin e dytë radhazi në kampionat./Klankosova.tv
