Manchester City shkruan historinë, shpallet kampion për herë të katërt me radhë në Premierligë
Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024.
Ndeshjen e hapi sulmuesi anglez, Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 2’të dhe të 18’të, i asistuar nga Silva dhe Doku.
Derisa, golin për 3:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri.
Kujtojmë që ky është titulli i katërt radhazi i Cityt, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në futbollin anglez.
Derisa, Arsenali nuk e ka fituar titullin e Premierligës për 20 vjet.