HomeSportManchester City rikthehet fuqishëm për Enzo Fernandez, Chelsea kërkon 140 milionë euro

Manchester City rikthehet fuqishëm për Enzo Fernandez, Chelsea kërkon 140 milionë euro

spot_img

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Enzo Fernandez dhe po përgatit një tjetër përpjekje për të transferuar mesfushorin argjentinas nga Chelsea.

Sipas raportimeve të fundit, të publikuara sot, City është gati të rikthehet në sulm për 25-vjeçarin, i cili raportohet se është i hapur për një transferim në “Etihad”, transmeton Klankosova.tv.

Chelsea më herët kishte vendosur një çmim prej 120 milionë funtesh për Fernandez, por kërkesa e klubit londinez tani raportohet të jetë rritur në rreth 140 milionë euro.

Manchester City e kishte humbur afatin e vendosur nga Chelsea për një ofertë prej 120 milionë funtesh më 14 gusht, por interesimi nuk është mbyllur. Sky Sports raportoi se City vazhdon ta konsiderojë Fernandez si objektiv përpara mbylljes së merkatos më 1 shtator.

Një faktor i rëndësishëm në këtë histori është Enzo Maresca.

Trajneri aktual i Cityt e njeh shumë mirë Fernandezin nga koha kur të dy ishin te Chelsea, ndërsa argjentinasi po përballet me një të ardhme të pasigurt në “Stamford Bridge”.

Saga pritet të marrë një kthesë të re në ditët e fundit të merkatos, me Manchester Cityn që duhet të vendosë nëse do të bëjë ofertën e madhe për ta bindur Chelsean të heqë dorë nga një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...