Manchester City kualifikohet në finalen e Botërorit për klube

Manchester City kualifikohet në finalen e Botërorit për klube

Kampioni i Evropës, Manchester City është kualifikuar në finale të Botërorit të klubeve.

Fituesit e Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar triumfuan 3:0 kundër ekipit japonez, Urawa Red Diamonds, skuadër e cila është fituese e Ligës së Kampionëve në Azi.

Marius Hoibraten shënoi autogol në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Mateo Kovaçiq dyfishoi në minutën e 52-të. Golin e tretë për anglezët e shënoi Bernardo Silva në minutën e 59-të.

Të drejtuarit nga Pep Guardiola në finale do të përballen me Fluminensen nga Brazili.

Finalja City – Fluminense do të zhvillohet të premten nga ora 21:00.