
Manaj nga Ballkani kalon te Drita
Klubi i Futbollit, Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me Arb Manajn.
Këtë ekipi nga Gjilani e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, teksa është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv Valon Zymberi.
“Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj”,
Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepça ’89 pët të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat.
Ai gjatë këtij sezoni ishte pjesë e klubit të Ballkanit.