Man City shënjestron Wirtz si zëvendësuesin e De Bruyne

Man City shënjestron Wirtz si zëvendësuesin e De Bruyne

Manchester City ka identifikuar mesfushorin ofensiv të Bayer Leverkusen dhe Gjermanisë, Florian Wirtz, si pasuesin ideal të Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

21-vjeçari Wirtz, i cili ka qenë një nga yjet kryesorë të skuadrës së Leverkusenit këtë sezon, është vënë në radarët e kampionëve të Premier League, ndërsa ata përgatiten për një epokë të re pas largimit të De Bruyne, i cili tashmë është 33 vjeç, raporton Express.

Belgu ka qenë një figurë kyçe për sukseset e City në dekadën e fundit, duke ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të fitojë disa tituj vendorë dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, ishte vet belgu që para pak ditësh njoftoi se ky ishte sezoni i tij i fundit me skuadrën e Cityt.

Wirtz ka treguar një formë mbresëlënëse në Bundesliga, duke kontribuar me gola dhe asiste, si dhe duke u shquar për vizionin, kreativitetin dhe aftësinë për të ndikuar në lojë që nga mesi i fushës. City e sheh atë si një investim strategjik për të ruajtur stilin e lojës dhe nivelin konkurrues në vitet që vijnë.

Nuk dihet ende nëse Leverkuseni do të jetë i gatshëm të lërë të largohet talentin e tyre më të madh, veçanërisht nëse ata përfundojnë sezonin me titull, por interesi i City mund të sjellë një ofertë të parezistueshme në tavolinë.