Man City fiton ndeshjen e parë, bën hap të madh drejt çerekfinales
Manchester City ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë ndaj Copenhagen, të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi si mysafire dhe mund të vlerësohet se tashmë është me një këmbë në çerekfinale.
Ndeshja e zhvilluar në “Parken Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.
Kevin De Bruyne (10’), Bernardo Silva (45+1’) dhe Phil Foden (90+2’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Evropës.
Magnus Mattson (34’) ishte autor i golit të vetëm për Copenhagen.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 6 mars, në “Etihad Stadium”.