
Malishevasit godasin të parët, po fitojnë kundër Llapit
Malisheva ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Llapit.
Vendësit realizuan në minutën e tetë përmes Valmir Berishës.
Këto dy klube po luajnë mes vete në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.
Malishevasit që pak javë më parë kryesonin tabelën, nuk njohin fitore që tri xhiro, pas një humbjeje dhe dy barazimeve radhazi.
Në anën tjetër, Llapi nuk ka fituar që katër xhiro, pasi njeh dy barazime dhe dy humbje.
Shtatë përballjet e tyre të fundit në Superligë kanë nxjerrë fitues – pesë herë ka fituar Malisheva, dy herë kanë triumfur llapjanët. Prandaj, mbetet të shihet nëse njëra prej tyre do t’u kthehet fitoreve sot.