Malisheva voton buxhetin për vitin 2025
Sot Asambleja Komunale e Malishevës me shumicë votash, miratoi buxhetin për vitin 2025, në vlerë prej 21,499,545.01 euro.
“Ky buxhet është gjithpërfshirës dhe në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim, buxhet që ndihmon zhvillimin ekonomik dhe vazhdimin e jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, të cilin po e jetesojmë bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës”, ka thënë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.