HomeSportMalisheva shkëlqen në Evropë, mposht Hibernianin në “Fadil Vokrri”

Malisheva shkëlqen në Evropë, mposht Hibernianin në “Fadil Vokrri”

spot_img

FC Malisheva ka bërë një tjetër hap të madh në arenën evropiane, duke e mposhtur skuadrën skoceze Hibernian, me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare tregoi paraqitje shumë të mirë, duke siguruar një epërsi të rëndësishme para sfidës së kthimit, e cila zhvillohet pas një jave në Skoci.

Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Kreshnik Uka, i cili realizoi golin e parë në minutën e 21-të, pas asistimit të Arlind Veliut. Sulmuesi i Malishevës ishte vendimtar edhe në fund të takimit, kur në minutën e 90-të asistoi shkëlqyeshëm për Valmir Nafiun, që vulosi fitoren e skuadrës së drejtuar nga Thomas Bërdariç.

Për Malishevën kjo është pjesëmarrja e tretë radhazi në garat evropiane dhe skuadra po vazhdon të dëshmojë rritjen e vazhdueshme të futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare. Në raundin e parë kualifikues, Malisheva eliminoi Vllazninë e Shkodrës, me rezultat të përgjithshëm 6:2, ndërsa tani është shumë pranë një tjetër arritjeje historike.

Në rast kualifikimi, Malisheva në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League do të përballet me fituesin e çiftit Bravo (Slloveni) –Shkëndija e Tetovës.

Lajmet e Fundit

Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA miraton projektligjin ushtarak prej 1.15 trilion dollarësh

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar me 216 vota pro dhe 212 kundër...

Vazhdon të shtrenjtohet nafta dhe benzina, MINTI publikon çmimet

Në Kosovë po vazhdon rritja e çmimit të derivateve. Të enjten, nafta është shtrenjëtuar për...

Agim Ademi kujton Fadil Vokrrin në ditëlindjen e tij: Përjetësisht legjendë!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar me emocione legjendën...

Hoxhaj: 16 vjet pas Opinionit të GJND-së, Kosova më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 16-vjetorin e Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...