Homeballine 2Malisheva në Evropë, Ferizaj i bashkohet Prishtinës së Re në Ligën e...

Malisheva në Evropë, Ferizaj i bashkohet Prishtinës së Re në Ligën e Parë

spot_img

Xhiroja e 34-t solli shumë gola dhe ndeshje të forta, sidomos nga ekipet që po luftojnë për mbijetesë.

Prishtina barazoi me Ferizajn 3-3, me këta të fundit që, matematikisht, ranë nga Superliga e Kosovës. Dukagjini arriti ta mposhtë Dritën me rezultat 2-0, duke fituar tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë, raporton Telegrafi.

Ballkani e mposhti me rikthim Prishtinën e Re me rezultat 3-2, ndërsa Malisheva mposhti Drenicën 4-1, duke e siguruar matematikisht vendin në garat evropiane.

Fitore të madhe shënoi edhe Llapi, që arriti ta mposhtë Gjilanin 2-1, duke i mbajtur gjallë shpresat për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Pesë ekipe në luftë për mbijetesë

Drita e ka siguruar titullin kampion dhe në dy xhirot e fundit nuk ka më presion rezultatesh, ndërsa Ballkani me 58 pikë dhe Malisheva me 56 pikë do të luftojnë për pozitën e dytë.

Prishtina është e katërta me 46 pikë, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani mbajnë pozitat e pestë dhe të gjashtë me nga 45 pikë. Drenica është e shtata me 44 pikë, ndërsa Llapi i teti me 43 pikë.

Janë vetëm tri pikë diferencë që e mbajnë të hapur luftën për pozitën e barazhit, nga vendi i katërt deri te i teti, me plot pesë ekipe në garë.

Ferizaj me 35 pikë është matematikisht në Ligën e Parë, ndërsa Prishtina e Re kishte rënë më herët, me 31 pikë.

Më poshtë i gjeni çiftet për dy xhirot e mbetura:

Xhiro e 35-të
Drita – Gjilani
Ballkani – Prishtina
Llapi – Malisheva
Drenica – Ferizaj
Prishtina e Re – Dukagjini

Xhiro e 36-të
Dukagjini – Ballkani
Gjilani – Prishtina e Re
Malisheva – Drita
Ferizaj – Llapi
Prishtina – Drenica

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...