HomeSportMalisheva ndalet në barazim nga Drenica në minutat shtesë

Malisheva ndalet në barazim nga Drenica në minutat shtesë

spot_img

Malisheva ka ndarë pikët me Drenicën në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja, e zhvilluar të premten në stadiumin “Liman Gegaj”, përfundoi me rezultat 1:1.

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 41-të, kur Xhemal Ibishi realizoi për 1:0.

Vendasit patën mundësi të tjera për ta thelluar epërsinë, por nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen. Drenica, në anën tjetër, kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe ia doli në minutat shtesë.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Elvis Geci shënoi për 1:1 nga afërsia, pasi topi u kthye nga shtylla pas goditjes së Altin Vojvodës.

Me këtë barazim, Malisheva shkon në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve, ndërsa Drenica ka dy pikë.

Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me ndeshjet Dukagjini – Feronikeli 74 dhe Ballkani –Vushtrria, që zhvillohen nga ora 16:30.

Të dielën, Llapi e pret Gjilanin, ndërsa ndeshja Prishtina –Drita është shtyrë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...