Malisheva mposht bindshëm Dukagjinin
Në kuadër të xhiros së pestë të Superligës, ballë për ballë ishin Dukagjini dhe Malisheva.
Këtë ndeshje e fitoi bindshëm Malisheva, me rezultat 1:3.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola, në minutën e 8’ nga Malisheva me gol të Limajt, dhe në minutën e 21’ dha gol Dukagjini përmes Pefqelit.
Ndërkaq në pjesën e dytë Malisheva tregoi kthetrat, ku në minutën e 50’ dha gol Pira, dhe në minutën 74’ shënoi në rrjet Xhylani.