Mali i Zi planifikon të shkurtojë orarin e punës në 7 orë

Mali i Zi planifikon të shkurtojë orarin e punës në 7 orë

Qeveria malazeze është pranë një zgjidhjeje që do të prezantonte një orar pune shtatë orësh, nga i cili model pritet se do të mbesin të kënaqur si punëdhënësit ashtu edhe sindikatat, njoftoi presidenti i qeverisë malazeze, Millojko Spajiq, raporton Index.hr, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se pas diskutimeve të gjera, u gjet një model që do t’i kënaqte si sindikatat, ashtu edhe punëdhënësit.

Spajiq theksoi se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku, siç tha ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Kreu i shtetit të Malit të Zi sqaroi se qëllimi është që të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës në këtë shtet përmes konsultimeve të gjera, e cila synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe “më shumë kohë për familjen, por edhe punë më efikase dhe produktive”.

Nga Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi (UPCG), thonë se nuk ka kushte për orar pune prej shtatë orësh.

Ndërkaq, Bashkimi i Sindikatave të Lira thotë se e kupton rezistencën e ekonomisë, por beson se Mali i Zi duhet të lëvizë në atë drejtim.