HomeSportMajlinda Kelmendi dhe Driton Kuka vizitojnë basketbollistet e Kosovës para Kampionatit Evropian

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka vizitojnë basketbollistet e Kosovës para Kampionatit Evropian

spot_img

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe kryemjeshtri Driton Kuka kanë vizituar sot Përfaqësuesen A të Kosovës në basketboll gjatë stërvitjes së saj në Palestrën e Sportit “Karagaç” në Pejë.

Vizita u zhvillua në prag të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla, i cili do të mbahet nga 23 deri më 28 qershor në Pejë.

Gjatë takimit me basketbollistet, Kelmendi dhe Kuka ndanë përvojat e tyre nga rrugëtimi drejt sukseseve më të mëdha sportive, duke folur për rëndësinë e përkushtimit, disiplinës dhe mentalitetit fitues.

Përmes historive personale dhe mesazheve motivuese, ata inkurajuan sportistet që të besojnë në aftësitë e tyre dhe të japin maksimumin në garat që i presin.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për vizitën, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i dhuroi Majlinda Kelmendit një dhuratë simbolike.

Nga kampi i xhudos u janë uruar suksese basketbollisteve kosovare në Kampionatin Evropian, ndërsa është falënderuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës për mikpritjen.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...