Majko për sulmin në Banjskë: Serbia provoi të krijojë një Donbas serb në Kosovë

Majko për sulmin në Banjskë: Serbia provoi të krijojë një Donbas serb në Kosovë

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka thënë se lufta në Ukrainë ka pasur pasoja të shumta në Ballkanin Perëndimor.

Majko në konferencën e organizuar nga Institutit “OCTOPUS”, ka thënë se lufta ka nxitur ndjenjën nacionaliste dhe ka shtuar tensionet mes grupeve entike.

Ai ka shtuar se për shkak të luftës në Ukrainë vendet e Ballkanit janë detyruar t’i rishikojnë politikat e tyre të jashtme dhe të sigurisë, duke u angazhuar më shumë me BE dhe NATO-n.

Lidhur me agresionin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, Majko ka thënë se “Aksioni i dështuar në Banjskë, e vendosi Serbinë zyrtare në pozitë të vështirë. Ngjarja në Banjskë do të kërkoj mjaft angazhim për të provuar se ishte akt ilegal. Banjska nuk e fshehu aludimin se ajo ishte një tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”.