Madonna mbyllë turneun e saj në Brazil
Në Brazil po bëhet çdo gjë gati për të pritur yllin e popit, Madonna, e cila do të mbyllë turneun e saj muzikor me koncertin e fundit.
Teknikët punuan deri në orët e vona të natës ndërsa fansat e entuziazmuar të Madonnas u mblodhën për t’u përgatitur për koncertin që do të mbahet në brigjet me rërë të plazhit Copacabana që do të shënojë fundin e turneut “Celebration”, i cili filloi tetorin e kaluar.
Autoritetet braziliane presin që në koncertin e këngëtares se hiteve “Material Girl” dhe “Vogue” të marrin pjesë rreth një milion njerëz.
Fansat shprehën emocionet e tyre për koncertin e artistes.
Koncertet të tjera që janë mbajtur në Copacabana të cilat kanë tërhequr miliona fansa, kanë qenë emra të njohur të muzikës si përfshirë Rolling Stones, Rod Stewart dhe Lenny Kravitz.