Macron thotë se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

Macron thotë se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, thotë Macron pas telefonatës me presidentin iranian

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se se ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian.

Macron thotë se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.

Në një postim në X, presidenti francez shton: “Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore”, transmeton Klankosova.tv

Ai përfundon duke thënë se është “i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha”.