Macron ia kërkon Vuçiqit normalizimin e raporteve me Kosovën: Jemi thellësisht të përkushtuar ndaj procesit

Macron ia kërkon Vuçiqit normalizimin e raporteve me Kosovën: Jemi thellësisht të përkushtuar ndaj procesit

“Ia theksova sërish se sa rëndësi i kushton Franca të ardhmes demokratike dhe evropiane të Serbisë”, nis postimin presidenti i Francës Emmanuel Macron, teksa ndau detaje nga takimi me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

Macron tha se me Vuçiqin ka diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Franca është thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi. Ky është një kusht thelbësor për integrimin e tyre evropian”.

“Shpreha besimin në aftësinë e Serbisë për të gjetur sërish rrugën e dialogut dhe shpresoj se qeveria e ardhshme do të vazhdojë me vendosmëri reformat e pritura dhe do të konsolidojë rezultatet shumë të mira ekonomike”, shprehet presidenti francez.

“Theksova angazhimin tonë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne diskutuam situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Kujtova mbështetjen tonë të palëkundur për unitetin e atij vendi, si dhe dënimin tonë për çdo veprim që synon të vërë në pikëpyetje këtë unitet. Është përgjegjësi e të gjithëve që të angazhohen në respektimin e rendit kushtetues në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të mund të kthehet në rrugën e saj evropiane”, tregon Macron detajet nga ky takim.

Së fundi, biseduam për forcimin e bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe të mbrojtjes, në vijim të vizitës sime në Beograd në gusht të vitit të kaluar.Në përputhje me ambicien tonë për Evropën, i konfirmova Presidentit Vuçiç pjesëmarrjen e Francës në Expo 2027 në Beograd”, përfundon ai.