LVV-ja publikon një foto ku shihet Kurti dhe ushtarët e UÇK-së

LVV-ja publikon një foto ku shihet Kurti dhe ushtarët e UÇK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi të vitit 1998, ku kryeministri Albin Kurti shihet teksa futet në një veturë, ndërsa përreth veturës qëndrojnë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aty shihet edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili e drejtonte zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Kurti punonte në atë zyrë.

“Përgjithmonë UÇK”, ka shkruar LVV-ja mbi foto.