LV-ja kujton aktivistin Arbënor Dehari

LV-ja kujton aktivistin Arbënor Dehari

“10 vjet pa më të dashurin shok, aktivistin tonë të pazëvendësueshëm, Arbënor Dehari”, ka shkruar në “Facebook” Lëvizja Vetëvendosje.

Më tej thuhet se Arbënor Dehari vazhdon të jetë figurë qendrore dhe orientuese në angazhimin dhe ecjen tonë politike.

“Java e Lëvizjes në krye të saj e ka Arbënor Deharin jo vetëm si kujtim dhe nderim për një aktivist të jashtëzakonshëm por edhe si tregues, si frymëzim për brezat e ardhshëm. Arbënor Dehari na kujton se konceptet e vetëvendosjes, lirisë, barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit nuk janë thjeshtë ideale të dëshiruara apo fjalë të thjeshta, por edhe detyrime për të cilat njeriu zotohet, angazhohet dhe punon përgjatë jetës së tij. Me angazhimin e tij të palëkundur, me guximin e tij të pashoq, me pasionin dhe përkushtimin e tij, Arbënor Dehari, ishte aktivisti që më së shumti anëtarësonte njerëz në Lëvizjen Vetëvendosje!. Në këtë kuptim, ditën e dytë të javës tradicionale të Lëvizjes për këtë vit, përveç si ditë ku e nderojmë kujtimin për Arbënorin, e kemi caktuar të jetë edhe ditë e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen tonë. Kujtimi për Arbënorin do të jetë përherë i gjallë mes nesh, i mbushur me aktivitete, i theksuar nga mësimi se idealizmi dhe veprimi i guximshëm janë forcat që ndërtojnë një të ardhme për të gjithë. Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona do të jesh Arbënor Dehari!”, është thënë në njoftimin e LV-së.