LV-ja dhe PDK-ja bllokuan pjesëmarrjen e qytetarëve në planin zhvillimor të Prishtinë

LV-ja dhe PDK-ja bllokuan pjesëmarrjen e qytetarëve në planin zhvillimor të Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të enjten u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se LV-ja dhe PDK-ja kanë bllokuar pjesëmarrjen e qytetarëve në planin zhvillimor të Prishtinës.

“LV-ja dhe PDK-ja u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga LV-ja dhe PDK-ja, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm. Me këtë rast, i falënderoj përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re, Nisma dhe Lëvizja për Bashkim për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillim të kryeqytetit”, shkruar Rama në “Facebook”.