
Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Libi.
Gjatë kësaj vizite, ai ka zhvilluar takime të rëndësishme dhe ka biseduar për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit.
“Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter. Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme dhe të bisedoj për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh. Shpreh falënderimin tim të sinqertë për Gjeneralin Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer dhe për pritjen e përzemërt e vëllazërore. Mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejshëm!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
