Lushtaku tallet me gabimin e Kurtit në matematikë: Me respekt digitroni ynë, Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushataku, është tallur me gabimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjidhjen e një detyre të thjeshtë matematikore.
Duke ironizuar, ai shefin e qeverisë e ka quajtur digitron.
“Ekuacioni është matematikë. Matematika është numër. E numri bëhet ekuacion që bëhet matematikë. Me respekt Digitroni ynë, Albin Kurti”, ka shkruar Lushtaku.