Lushtaku, qeverisë: Do të mbaheni mend për fshehje të hajnive dhe degradim të institucioneve

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në seancën ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024 në lexim të dytë tha se qeveria s’ka marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, sindikatave dhe shumë organizatave buxhetore.

Lushtaku tha se është parë që nga fillimi i mandatit se Qeveria Kurti asnjëherë s’ka ditur as të planifikojë e as të realizojë projekte kapitale.

“Do të mbaheni në mend vetëm për demagogji për bllokim të komisioneve hetimore, për fshehje të hajnive dhe degradim të çdo institucioni.

“E keni harruar Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, Rozeta Hajdarin, i keni harruar hajnitë për miellin e vajin, por qytetari nuk harron se në fund të ditës kujtesa historike dhe institucionale do të mbetet dhe gjithsesi se do të ballafaqoheni edhe me të drejtën”, tha Lushtaku.

Tutje, ai tha se asnjë politikë e Qeverisë Kurti s’ka sjellur ndryshim që të ndryshojë varfërinë e skajshme, teksa përmendi edhe ndarjen e 100 eurove për fëmijë e pensionistë duke thënë se këtë e ka bërë pasi s’ka ditur të implementojë projekte kapitale.

TAGS