Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt dhe një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike të Kosovës e ka komentuar gatishmërinë e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për të shkuar në një koalicion qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Ai i tha televizionit T7 se do të donte që ish-bashkëluftëtari i tij të kthehej në PDK.

Nëse do të shkonte në koalicion me Kurtin, Lushtaku theksoi se Limaj do të merrte fund politikisht, ndonëse shtoi se nuk e beson shumë se kjo mund të ndodhë.

“E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi hëngër dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, u shpreh Lushtaku.

Limaj tha të enjten se me AAK-në, me të cilën garoi së bashku në koalicion në zgjedhje, janë “parti të ndara”, ndërsa tha se është i interesuar t’i realizojë “objektivat” që i ka pasur koalicioni “edhe me të tjerët”.

Polemika të shumta në distancë ndërmjet eksponentëve të AAK-së dhe Nismës shkaktoi kjo deklaratë e Limajt.