Lumiri po thotë se koha e LDK-së po vjen

Lumiri po thotë se koha e LDK-së po vjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me strukturat e Lipjanit, ka thënë se koha për LDK-në po vjen.
Ai ka drejtuar kritika në adresë të qeverisë Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Kurti po merret me popullizem dëshpërues.

“Me një strukturë kaq të organizuar e me kaq besim dhe energji, çdo rrugëtim bëhet më i lehtë. Sonte, qëndrova në Lipjan. Aty takova strukturat udhëheqëse të kësaj dege. Diskutuam hapur, shtruam planet drejtë. Mobilizimi ynë nacional po merr formë ndërsa këtu do të shkëlqejë! Folëm për vizionin tonë. Rrugën e Re si përgjigje ndaj popullizmit dëshpërues që në vit të fundit qeverisës s’mund të numërojë asnjë projekt përmbajtësor. Thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet. Ky vend, do të flet!”.

“Në këtë vit zgjedhor çdo i djathtë, patriot e rugovist, ka vetëm një adresë. Atë të Lidhjes sonë. Si forcë që garanton rrugëtimin euroatlantik – me miq e plot aleat – si bindje që ofron zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për gjeneratat e tanishme e atyre në vijim. Popullistët e majtë i patë. Viti i katërt tashmë. S’japin më shumë; s’munden më shumë. Janë përplot urrejtje, përplot propagandë, e punë askund! Koha jonë po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.