Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ku veprim ka ngjallur dyshime
Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë bërë “lëmsh” rrjetin me veprimin e tyre të fundit.
Dyshja kanë nxitur një spekulim për ndarje, pasi kanë hequr njëri-tjetrin në Instagram derisa gjithashtu kanë fshirë edhe fotografitë e tyre të përbashkëta.
Ndonëse ishin një dyshe e pandarë me pushime të shumta, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ekzistojnë spekulimet se ata të dy mund t’i kenë ndarë rrugët.
Sidoqoftë, një konfirmim zyrtar për këtë nuk ka ardhur nga asnjëra palë dhe nuk dihet nëse vërtet ka pasur një krisje në relacionin e tyre.
Kaderi dhe Lumbardhi kishin nisur romancën e tyre brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova, një lidhje që i dha dinamikë shtëpisë.