HomeSportLukaku drejt largimit nga Napoli

Lukaku drejt largimit nga Napoli

spot_img

Aventura e Romelu Lukaku, te Napoli duket se po shkon drejt fundit më shpejt nga sa pritej.

Sulmuesi belg nuk konsiderohet më pjesë e planeve afatgjata të klubit italian, ndërsa drejtuesit kanë nisur lëvizjet për ta larguar gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Napoli po punon aktivisht për të gjetur një destinacion të ri për 31-vjeçarin. Klubi shpreson të marrë oferta konkrete nga kampionati turk, klubet e Arabisë Saudite apo edhe nga tregje të tjera që mund të jenë të interesuara për shërbimet e tij, transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesit napolitanë synojnë që çështja e së ardhmes së Lukakut të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që të fokusohen te ndërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Lukaku mbetet një emër i madh në futbollin europian, forma e tij dhe pritshmëritë e klubit duket se nuk janë më në të njëjtën linjë. Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për bomberin belg, i cili gjatë karrierës ka veshur fanellat e disa prej klubeve më të njohura në Evropë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...