
Luhen sot tre finalet e “Play Off” për biletat e fundit në “Euro 2024”
Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e “Play-off” të Ligës së kombeve, ku do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të luajnë në finalet e Europianit që do të zhvillohet në Gjermani.
Finalja e Ligës A sjell një përballje titanësh, mes Uellsin që do të presë në Cardiff Poloninë. Uellsi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën pa probleme, ndërkohë që në anën tjetër polakët shpartalluan 5-1 Estoninë. Fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.
Uellsi, pasi eliminoi Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në 5 minuta e fundit tani do të matë forcat me Islandën. Fituesi do të vendoset në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
Greqia do të luajë në transfertën e vështirë në Tbilisi në finalen e Ligës C. Helenët shpartalluan 5-0 Kazakistanin në ndeshjen e së enjtes, ndërsa Gjeorgjia u impenjua 2-0 ndaj Luksemburgut. Skuadra që do të triumfojë mes Greqisë dhe Gjeorgjisë do të luajë në Europian me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë në Ligën F.