Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka humbur në ndeshjen e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke u eliminuar nga garat. Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituar ndeshjen e parë, por ishte e pafat duke humbur të dytën.
Xhudistja nga Peja në raundin e 1/8-tës u ndesh me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, e cila fitoi me ‘waza-ari’ në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kështu, pas kësaj humbje, Loriana eliminohet nga garat, ndërsa ukrainasja në çerekfinale do të ndeshet me italianen Alice Bellandi, e cila mposhti brazilianen Mayra Aguiar. Vlen të theksohet se në ‘Paris 2024’, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën.